Është vajzë fëmija i parë i lindur në maternitetin e Durrësit, në këto orë të para të vitit 2024.

Vogëlushja ka ardhur në jetë rreth orës 07.45 të mëngjesit të sotëm. Bebja me peshë 3400g gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën e saj.

Ndryshe nga vitet e kaluara, nuk është regjistruar lindja e parë për këtë vit që në minutat e para të vitit të ri.

Situatë normale pune është regjistruar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga fishekzjarret, bëjnë të ditur burime spitalore.

Bluzat  e bardha kanë qenë natën e ndërrimit të viteve në krye të detyrës duke kaluar kështu një vit të ri larg familjes së tyre, por pranë pacientëve.