Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, ka inspektuar ditën e sotme punimet për rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori” në Durrës.
Manastirliu shprehet se rehabilitimi i kësaj shkolle do të garantojë për 700 nxënësit e saj mjedise të rinovuara, laboratorë shkencash dhe kompjuterike, bibliotekë, palestër të re, terrene sportive, falë mbështetjes nga programi i EU4Schools dhe UNDP.
Në postimin e saj në Facebook, Ministrja ndër të tjera shkruan se me buxhetin e vitit 2024 do të financohen për përfundimin e 30 objekteve arsimore dhe sportive.
Postimi i plotë:
Në Durrës me Anin dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori”, për të inspektuar punimet e rehabilitimit të shkollës, që do të garantojë për 700 nxënësit e saj mjedise të rinovuara, laboratorë shkencash dhe kompjuterike, bibliotekë, palestër të re, terrene sportive, falë mbështetjes nga programi i EU4Schools dhe UNDP.
![]()
![]()
Financojmë me #Buxhetin2024 përfundimin e 30 objekteve arsimore dhe sportive dhe hapim thirrjen për projektet e reja të rehabilitimit dhe ndërtimit të shkollave dhe mjediseve sportive për ciklin 2024-2025 në bashkitë e vendit.
Investimet në infrastrukturën arsimore janë thelbësore për rritjen e cilësisë në proceset e mësimdhënies dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve, ndaj puna do të vijojë me ritëm për të garantuar kushte sa më të mira të shkollave kudo në vend.





