“Bedrie Bushit ia mori jetën burri i vet. me 1 milion përqind e them, Bedrie Bushin ma vrau burri. 23 vite martesë me atë burrë, 23 minuta të bardha me atë burrë nuk i ka bërë”.
Me këto fjalë e nis rrëfimin e tij Avdi Bushi, vëllai i madh i Bedrie Lokës (Bushi), 41-vjeçares e cila u vetëvra më 2 janar, në shtëpinë e saj.
Bashkëshorti i saj Xhemal Loka është arrestuar tashmë nga policia, ndërkohë që familjarët e së ndjerës ngrenë pretendimet se mund të mos bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi e ndjera ka pasur shenja dhune në trup.
Familjarët kërkojnë zbardhjen e çështjes, ndërkohë që hedhin poshtë pretendimet se ajo është vetëvrarë prej bullizimeve në Tik Tok.
Në deklaratën për mediat, vëllai i së ndjerës deklaron se për fëmijët e saj do të kujdesen ai dhe 3 vëllezërit e tjerë.
“Gjithë jetën kanë qenë jetim nga babai se ai burgjeve gjithandej, tani mbetën jetim edhe nga nëna, por nuk do të mbesin rrugëve”,– tha mes të tjerave Avdi Bushi.
Ndiqni të plotë prononcimin e tij në videon e mëposhtme:





