Familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit mbërriti pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian.
Në pamundësi për të bërë testin e ADN-së në një laborator në Shqipëri, motra e të ndjerit, Majlinda Sula i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që ta dërgojë zemrën e vëllait për ADN në një labotator jashtë vendit.
Mes të tjerash motra e të riut deklaron se familja është e gatshme që ta paguaj vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.