Këtë të premte është mbajtur asambleja e Partisë Socialiste të Durrësit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiakja Emiriana Sako.

Diskutuam rreth punës që po bëjmë për zbatimin e vendimeve të marra në Kongresin e Jashtëzakonshëm i cili në fokus kryesor kishte rienergjizimin e çdo strukture të familjes sonë politike”, shkruan Sako ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e asamblesë të Partisë Socialiste të Durrësit. 🌹

Diskutuam rreth punës që po bëjmë për zbatimin e vendimeve të marra në Kongresin e Jashtëzakonshëm i cili në fokus kryesor kishte rienergjizimin e çdo strukture të familjes sonë politike.

Fuqia jonë si e vetmja alternativë qeverisëse për vendin qëndron te procesi i pandërprerë transformues i vetvetes.