Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se në pranverë të këtij viti do të jetë gati hapja e kantierit të ndërtimit për akademinë e futbollit të Manchester City-t, në Durrës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se projekti i kampusit është gati.
Ndër të tjera, Rama shkruan se “do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”.
Reagimi i plotë
LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri🦅
Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë😍💪🇦🇱