Teuta do të presë Tiranën për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Një ndeshje ku objektivat e ekipeve janë të ndryshme. Tirana kërkon fitoren për të ruajtur vendin e tretë, ndërsa Teuta 3 pikët që të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit. Por bazuar në 2 vitet e fundit, bardheblutë e kanë të vështirë ndaj Teutës. Në këto dy vite, në të gjitha duelet që janë luajtur në “Niko Dovana”, Teuta nuk është “thyer” dot nga Tirana, me “djemtë e detit” që kanë marrë gjithmonë pikë.
Në 4 sfidat e fundit, Tirana ka triumfuar vetëm një herë, dhe pikërisht këtë fitore, të besuarit e Ahamtajt e kanë marrë në 2 mars të 2022- shit, dhe prej asaj kohë Teuta ja ka dalë gjithmonë të fitoj ndaj Tiranës. Teksa të premten Teuta do kërkojë të ruaj traditën. Për teknikun Martini, në takim ndaj Tiranës do të lehtësohet edhe më shumë situatat, pasi ai do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët. Nga ana tjetër, tekniku pret që të ketë në 100% të formës dhe Karabecin, i cili pritet të rikthehen në formë pas një problemi më shpinën. Në takimin e së premtes ekipi do të jetë i plotë, duke i dhënë mundësinë Martinit të përzgjedhë formacionin më të mirë.
Në Durrës nuk mund të tolerojnë një hap fals, kështu që tri pikët janë objektivi i vetëm. Mund të këtë lëvizje taktike që mund të jenë shumë efikase, sepse skuadra kërkon të luajë më shkurt dhe lojtarët të jenë më afër njëri-tjetrit. Teuta pas humbjes me Partizanit me shifrat 1-0 ka kthyer vëmendjen te dueli i javës së 20-të të Superiores. Të premten blutë do të duelojnë me Tiranën dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave, teksa do të zbresin në fushë për tri pikët. Blutë pavarësisht se kanë 11 ndeshje pa fitore, ndaj Tiranës do të hyjnë në fushë për të fitore. Me atë që shihet në seancat stërvitore është një Teutës më e motivuar se kurrë dhe kjo flet më shumë se gjithçka tjetër. Të gjithë në ekip janë të karikuar dhe do të japin gjithçka.