Art-Inox është shpallur për të dytin vit radhazi ekipi kampion për zonën rajonale të Durrësit, në kampionatin kombëtar të futbollit 5×5 të organizuar në këtë zonë. Skuadra e Art-Inox zhvilloi një kampionat të shkëlqyer dhe dominoi çdo kundërshtar.

Në total u luajtën 15-të ndeshje dhe Art-Inox regjistroi 13 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në sfidën e fundit ndaj FJT Auto me rezultatin 2-0. Trofeu iu dorëzua skuadrës Art-Inox nga përfaqësuesi i FSHF-së në Durrës, Arbër Kalemi, në një ceremoni të rasti të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Skuadra e Art-Inox, së bashku me tre ekipet e tjera që janë renditur në krye të klasifikimit, Auto Ingroso, Leon MFC dhe Fitore FC, plus dy ekipe që do të dalin nga kupa e Durrësit 5×5, do të marrin pjesë në fazën play-off, ku do të përballen të gjitha skuadrat kampione dhe ekipet që janë renditur më mirë në të gjitha zonat rajonale për të shpallur kampionin e edicionit të katërt të Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar 5×5.