Një makine të parkuar në sheshin pas stadiumit “Niko Dovana” në Durrës i është vënë flaka gjatë mbrëmjes së të shtunës.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë nga policia e qytetit bregdetar, andaj nuk dihet se në pronësi të kujt ishte “Ford Fiesta”, që siç duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm” është shkrumbuar tërësisht, megjithatë burime policore bëjnë të ditur, se ngjarja po hetohet si zjarrvënie e qëlimshme.