Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë pranë zonës së njohur si ish-Danubi, në Durrës.

Një i ri është plagosur me thikë pas një sherri banal.

Nga informacionet paraprake mësohet se i riu është plagosur rëndë dhe është shoqëruar në spital ku mësohet se ka ndërruar jetë.

Deri tani nuk dihet identiteti i personit që ka humbur jetën.