Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar në Durrës, pasi dhunoi një 53-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur pas njoftimit për konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen nr. 8, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Demir Deda, 33 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili është nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.





