Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Kavajë.

Sipas informacioneve paraprake, behet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç, banues në Kavajë. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë Spitalin Rajonal Durrës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo se kush janë personat e përfshirë.

Në vijim priten informacione të reja, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.