Vodhi produkte ushqimore në një market që ndodhet te lagjja nr. 5 në qytetin e Durrësit, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin.

Nga njoftimi i policisë, bëhet e ditur se u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 28 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.