Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, takoi disa banorë të Bubqit, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen e tyre pas tërmetit shkatërrimtar.

Familja e Indrit Prenit jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ka shkuar asnjë për t’u thënë se çfarë do të bëhet më shtëpinë e tyre.

Ajo thotë se hapësira që ka kontenieri është shumë e vogël për 5 anëtarë të familjes, për të bërë kujdes edhe nga pandemia.

Indrit Preni: Jam Indrit Preni. Siç e shihni vetë, mbrapa tërmetit ç’kanë ardhë në fillim të tërmetit, kanë 9 muaj gati 1 vit, s’është t’u pa kush më as nga Bashkia as nga Komuna. Bashkia ma ka nxjerrë DS4.

Desilda Preni: Që ditën e tërmetit, domethënë që kur ka rënë tërmeti, ne jetojmë në atë kontenier, që na e kanë sjellë por me kushte të vështira. Deri tani s’kemi parë gjë, për shëmbull me ardhë me na thënë do bëhet këtu apo do bëhet atje, po qef prej vendit tim nuk kam me lëviz prej këtu.

Orjola Pampuri: Po ndërkohë kërkohen të merren masa për higjienën, ndërkohë në atë vend ku ju jetoni ishte aq i vogël sa vetëm masa higjene…

Desilda Preni: Me atë po përpiqemi t’i mbajmë sa më pastër.

Orjola Pampuri: Po ndërkohë që 5 veta në një çadër është e vështirë…

Desilda Preni: E vështirë është po ça të bëjmë.