Një bombol gazi ka marrë flakë pasditen e sotme në një banesë pranë ish- NPV-së në Durrës.
Paraprakisht mësohet se bombola ka marrë flakë brenda në banesë, por fatmirësisht forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë dhe kanë bërë të mundur largimin e saj nga shtëpia, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Deri tani nuk raportohet për dëme në banesë apo në njerëz.
Në vendngjarje gjithashtu ndodhen edhe efektivët e policisë.





