Pas grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve.
Burime nga mbledhja e shtabit elektoral bëjnë me dije se pasi drejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre përsa i përket problematikave të qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, Rama u ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin qytetarëve.
Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesi të institucioneve publike që ka dështuar në punën e tij.
Kryeministri mësohet t’u ketë thënë që nuk do të lejohet më arroganca e këtyre personave ndaj qytetarëve, dhe se ata që nuk kanë përformancë të mirë duhet të zëvendësohen.





