Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka reaguar pas denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike se qytetari nga Shijaku, Shpëtim Shahini nuk marrë asnjë lekë pas tërmetit..
Përmes një postimi në Facebook, Arbana e konsideron lajm të rremë denoncimin e demokratit Dorjan Teliti ndërsa shkruan se qytetari ka marrë dëmshpërblim nga Bashkia e Shijakut dhe se kësti i parë është tërhequr më 5 gusht.
POSTIMI I PLOTË
Obsesioni i rradhës i PD-së.
Dorjan Teliti u zgjua dhe këtë të hënë fillimjave me sytë e përgjumur të ndërgjegjes së tij politike, për të etiketuar një tjetër qytetar për thashethemin e rradhës.
LAJM I RREMË … qytetari nga Shijaku nuk ka marrë asnjë lekë pas tërmetit…
E VËRTETA: Qytetari nga Shijaku ka marrë dëmshpërblim nga Bashkia e Shijakut.
Kësti i parë i dëmshpërblimit është tërhequr me 5 gusht.
Analiza kritike ndaj punëve tona të përditshme dhe shërbimit me devotshmëri ndaj njerëzve duhet të ketë pikënisjen te e vërteta.
JU NUK THONI TË VËRTETËN.
Ju mbaheni në këmbë me gënjeshtra. Sulmet janë kthyer në obsesionin tuaj.
Bashkia e Shijakut me mbështetjen maksimale të Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare i është gjendur pranë këtyre familjeve menjëherë pas dy tërmeteve.
Gjatë këtij viti kemi qenë prezent te këto familje për t’i zgjidhur problemet duke i dhënë zgjidhje me ndihmë konkrete.
Ju u shfaqët tani PAS NJË VITI për të ushqyer popullin me gënjeshtra.
I keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes? Për çfarë do të mbaheni mend politikisht? Denoncim, shpifje… ky është leksiku që ju karakterizon.
FAKTE
Në shtëpinë e dëmtuar të Shpëtim Shahinit, banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj, grupi i verifikimit nga Bashkia Shijak ka qenë 3 herë i pranishëm dhe sipas ekspertizës shtëpia ka dalë me shkallë dëmi DS3.
Kryefamiljari ka lidhur kontratë me bashkinë dhe ka tërhequr këstin e parë në datën 5 Gusht 2020.
Bashkangjitur me foto, pagesa e dhënë për familjen e Shpëtim Shahinit.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





