Partia Socialiste e Durrësit ka ndezur motorrët për zgjedhjet e ardhshme dhe ndodhet në terren për riorganizimin e brendshëm dhe anëtarësimet e reja.
Ditën e djeshme, në praninë e deputetit Arkend Balla, dhjetëra të rinj iu bashkuan kësaj force politike në lagjen 15 të qytetit të Durrësit. Në vijim të takimit, deputeti Balla u shpreh se të rinjtë zgjedhin t’i bashkohen Partisë Socialiste, sepse besojnë që zhvillimi i qytetit dhe vendit kalon përmes saj.
“Takimet kanë qenë të frytshme, me diskutime dhe ide të reja. Forca e Partisë Socialiste, si e vetmja alternative qeverisëse në shërbim të qytetarëve, qëndron pikërisht te organizimi dhe ripërtëritja e saj”, u shpreh deputeti Balla.
Para Asemblesë që pritet të mbahet më 17 mars, socialistët janë duke kaluar përmes një procesi të monitorimit të organizatave në bazë me fokus rienergjizimin e tyre dhe anëtarësimet e reja.