Rithemelimi në Durrës ka një kryetar të ri, të zgjedhur me votat e demokratëve bregdetarë.

Në përfundim të procesit të votimit, të mbajtur gjatë ditës së sotme dhe pas numërimit të votave për secilin kandidat nga komisioni përkatës, fitues ka rezultuar Luan Hoti.

Rezultati i numërimit është si më poshtë:

Astrit Xhaferi – 308 vota

Loritan Prifti – 278 vota

Luan Hoti – 641 vota