Nga Shefqet Kërcelli
Banorët e Qarkut Durrës nuk e harrojnë 26 nëntorin e vitit 2019, kur Durrësi me provincat u goditën nga një tërmet i fuqishëm me fuqi 6.4 ballë të shkallës Rihter, që solli si pasojë shkatërrimin dhe dëmtimin e shumë banesave.
Kjo u shoqërua me humbjen e jetëve njerëzore dhe plagosjen e mjaft të tjerëve. Pas organizimit të strukturave vendore e qendrore të shtetit shqiptar në drejtim të menaxhimit të situatës së krijuar për
zbutjen sa më shumë të pasojave të tërmetit,
Me kërkesë të shtetit shqiptar, per te perballuar situaten emergjente, erdhen grupe te specializuara të asistencës ndërkombëtare nga vende si: Italia, Kroacia, Greqia, Rumania, Turqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me personel e mjete. Pikerisht pas një periudhe 5-vjeçare, në qytetin e Durrësit bën vizitë delegacioni kroat, i cili ishte pjesë e asistencës humanitare gjatë tërmetit 2019 në vendin tonë.
Pas kontakteve të kryera me koordinatorin e AKMC (gjatë asaj periudhe) pranë Qendrës Koordinimit të
Asistencës Ndërkombëtare – EU Emergency Response Coordination Centre (ERCC) , z.Arben Mollaj, u mundësua realizimi i vizitës në Durrës nga një delegacion i rajonit të Rjekës, Kroaci, ku zhvilloi takime me përfaqësues të pushtetit vendor, strukturat e mbrojtjes civile dhe shërbimit zjarrfikës Durrës.
Qëllimi i vizitës ishte realizimi i takimeve njohëse e familjarizuese me strukturat e mbrojtjes civile për vijim të mëtejshëm të bashkëpunimeve; shkëmbimi i eksperiencës ndërmjet profesionistëve MC dhe MNZSH nga Kroacia e Shqipëria, kryesisht ato të Qarkut Durrës, si dhe shqyrtimi i mundësive për ngritjen e kapaciteteve teknike e njerëzore përmes organizimit të trajnimeve të përbashkëta që do ti shërbejë qytetarëve në raste të fatkeqësive natyrore.
Takimim e parë, ekspertet miq e realizuan në Shkodër, ku shkëmbyen mendimet dhe sollën në kujtesë aktivitetet dhe pjesëmarrësit në tërmetin e 26 nëntorit në Durrës, si dhe në shenjë respekti shkëmbyen dhurata ndërmjet palëve.
Me datë 30 prill 2024, në ambientet e qarkut Durrës, autoritete civile të Durrësit në
bashkëpunim me AKMC dhe Shërbimin Zjarrfikës, pritën delegacionin Kroat të përbërë nga
pjesëtarët e njësisë shtetërore të mbrojtjes civile të rajonit Rjekë Kroaci pjesë e MPB
Kroaci, të shoqëruar nga Kryetari i këshillit të pakicës kombëtare shqiptare Rjekë, si dhe
anëtarin e këtij këshilli, si më poshtë:
1. Z. Sinisha Badovinac, Shefi i MC Rjeke (pjesëtar i ekipit gjatë tërmetit në Durrës);
2. Z. Robert Qibariq, teknik i MC Rjeke (pjesëtar i ekipit gjatë tërmetit në Durrës);
3. Z. Marjan Krnjac, Ekspert MC për kërkim – shpëtimin nga gërmadhat;
4. Z. Igor Orliq, Ekspert MC, për kërkim – shpëtimin nga përmbytjet;
5. Z. Gani Xharrahi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, për pakicën shqiptare në
Prefekturën Rjekë Kroaci;
6. Z. Remzi Bajraktaraj, nënkryetar i shoqatës shqiptare;
Ne kete takim nga pala shqiptare moren pjese, Kryetari i Këshillit Qarkut Alfred Mullaraj, Prefekti i Durrësit z.Emiljan Jani, ish prefekti Durrës z.Roland Nasto, N/kryetari i bashkisë Durrës z. Elio Jani, ish përgjegjësi i emergjencave civile në prefekturë z.Artur Lekbello, Shefi Sektorit emergjencave civile në bashki z. Andi Cerri dhe Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Bashkia Durrës Shkëlqim Troplini.
Ne takim ishte z.Haki Cako, Drejtor i Përgjithshëm AKMC i, bashke me përfaqësuesit e rajonit MC qt qarkut Durrësit, si dhe pjesëtare të tjerë nga AKMC, si dhe koordinatori i aktivitetit z.Arben Mollaj.
Kryetari i Këshillit Qarkut Durrës z.Mullaraj përshëndeti delegacionin dhe uroi mirëseardhjen, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi kontributin e ekipit Kroat gjatë tërmetit të nëntorit 2019. Shqipëria kishte nevojë për eksperiencën dhe ekspertizës në operacionet e shpëtimit. Keshtu,ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Evropa për të ndihmuar në operacionet e kërkimit si dhe për të ndihmuar qytetaret e mbetur të pastrehë. Per emergjence, shumë qytetare të pastrehë u vendosëm në hotele apo në çadra (ato që nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre).
Bashkëpunimi ndërmjet strukturave ka qenë gjithmonë një element i rëndësishëm i veprimtarisë sonë në qarkun tonë, theksoi prefekti Jani. Me shtetin Kroat kemi marrëdhënie shumë të mira ku në vijimësi kemi bashkëpunuar në fusha të ndryshme.

Prefekti i Durrësit z.Emiljan Jani, vlerësoi dhe falënderoi për këtë vizitë delegacionin Kroat. Fatkeqësitë natyrore, kërkojnë mirë koordinim për strukturat dhe mbështetjen e komunitetit, pasi është e domosdoshme për masa më koherente dhe efektive në zbutjen e ndikimit nga fatkeqësia. Rajoni kërkon nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të menaxhimit të fatkeqësive dhe bashkëpunimit rajonal, ndërkombëtar.
Ish prefekti Durrës z.Roland Nasto theksoi se qindra ushtarakë, zjarrfikës nga të gjitha anët, efektiva policie dhe nga Shqipëria dhe vendet e tjera u solidarizuan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa strehim, si pranë stadiumit të Durrësitdhe në Thumanë. Nga ana ime e vlerësoi shumë këtë pjesëmarrje dhe humanizëm nga vendet e rajonit.
Drejtor i Përgjithshëm AKMC z.Haki Cako shprehu mirënjohjen për delegacionin në mënyrë të veçantë MC, kryesisht pjesëtarët ëjesëmarrës në ngjarjen më të madhe e tepër të vështirë të tërmetit të rënë në vendin tonë. Ai theksoi se pas kësaj ngjarje emergjencat civile bënë një ristrukturim rrënjësor, bazuar në mbrojtjen civile të mekanizmit të BE. Mjeti më irëndësishëm në fushën e mbrojtjes civile në nivel Evropian është Mekanizmi i Mbrojtjes Civile, roli kryesor i të cilit është të lehtësojë bashkëpunimin dhe ndihmesën në ndërhyrjen e mbrojtjes civile në rast të emergjencave të mëdha që mund të kërkojnë veprime urgjente.
Në bazë të parimit të ndihmës, kjo mund t’i sjellë vlerë të shtuar mbrojtjes civile, duke ofruar mbështetje të disponueshme, sipas kërkesave nga vendet e prekura. Ky mekanizëm ka një numër mjetesh për të reaguar ndaj katastrofave në nivel evropian, ku ka vepruar edhe tek ne. Gjithashtu edhe ne kemi kontribuar gjatë tërmetit ne Turqi, situatës se zjarreve ne Greqi.
N/kryetari i bashkisë Durrës z. Elio Jani, në emër të Kryetares Bashkisë znj.Sako, falënderoi ekipin dhe pjesëmarrësit në takim. Ai shpreh se bashkia Durrës është mirënjohëse ndaj të gjithë ekipeve kombëtare e ndërkombëtare që na u gjendën afër në atë situatë fatkeqësie, ku asnjë nuk e di kur vjen tërmeti. Bashkia vlerëson në mënyrë të veçantë pjesëtarët e ekipit Kroat, si dhe akordon certifikate mirënjohjeje.
z.Artur Lekbello, ish përgjegjësi i emergjencave civile në prefekturën Durrës solli në vëmendje priudhën e tërmetit dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe aktorëve ndërkombëtar, ku koordinator ishte z.Mollaj.
Z. Gani Xharrahi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, për pakicën shqiptare në Prefekturën Rjekë Kroaci vlerësoi mikëpritjen e autoriteteve civile dhe theksoi mundësimin e krijimit të urave lidhëse ndërmjet Durrësit dhe Rjekës për bashkëpunim në fusha të ndryshme, një ndër të cilat edhe kjo e mbrojtjes civile.
Z. Sinisha Badovinac, Shefi i MC Rjeke Kroaci, në cilësinë e drejtuesit të ekipit të mbrojtjes civile, njohu pjesëmarrësit me qëllimin e kësaj vizite, prezantoi anëtarët e ekipit, sidomos dy pjesëtarët e ekipit gjatë tërmetit në Durrës. Bandovic kujtoi dhe falënderoi elementin koordinim i cili ishte shumë i domosdoshëm dhe luajti një rol të rëndësishëm gjatë fazës së fatkeqësisë. Bandovic shprehu dëshirën për vijimin e bashkëpunimit ndërshtetërore ku përfshihet Shqipëria – Kroacia dhe Kosova në fushën e shkëmbimit të eksperiencave e trajnimeve të përbashkëta në fushën e përmbytjeve dhe tërmeteve.
Z. Cako vlerësoi këtë nismë, pas dërgimit nga pala kroate për bashkëpunim. Ai u shpreh se Shqipëria ka marrëveshje bilaterale me disa shtete dhe pse jo të vijohet praktika e duhur nga palët për krijimin e një marrëveshje bilaterale që përfshin Shqipëri –Kosovë – Kroaci.
Pas shkëmbimit të dhuratave pjesëmarrësit bënë një foto të përbashkët . Më pas delegacioni vijoi vizitën njohëse e familjarizuese në ambientet e Drejtorisë ZF Durrës. U pritën nga drejtori i saj Shkëlqim Troplini, i cili bëri një prezantim të shërbimit zjarrfikës në Durrës, mbi personelin, mjetet, pajisjet dhe venddislokimin e dy stacioneve, Z.Troplini në emër të Kryetarit bashkisë Durrës u dha certifikata mirënjohje dy pjesëmarrësve të ekipit kroat gjatë tërmetit dhe në fund një kafe e përbashkët.
Krahas takimeve delegacioni në kuadër të aspekteve kulturore, vizitoi Amfiteatrin e Durrësit, si më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri , por edhe në Ballkan , i ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan me vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike..






