Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, por ka ngadalësim të lëvizjes.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan erdhi pas një lajmi të publikuar në media, sipas të cilit në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, është bllokuar lëvizja.

“Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës”, thuhet në njoftimin e DVP Elbasan.