Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkët.

Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 4 dhe 5 majit.

Në Durrës, shërbesa e Ngjalljes dhe Mesha hyjnore deri pas mesnatës u zhvilluan në kishën “Apostull Pavli” dhe “Shën Asti”.

Si çdo vit të Shtunën e Madhe të Pashkëve ortodokse, zjarri i shenjtë iu kalua me qirinj besimtarëve, që shkëmbyen mes tyre urimet, për këtë ditë të rëndësishme në kalendarin festiv ortodoks.

Gëzuar nga ”DurrësLajm”!