Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz.

Sipas raportimeve, trageti kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje. Fatmirësisht në momentin e flakëve në traget nuk kishte pasagjerë.