Katër persona kanë rënë në prangat e bluve të Durrësit, dy prej të cilëve janë kapur të dehur duke drejtuar makinën, një ka qenë në kërkim, ndërsa një 24-vjeçar i akuzuar për ushtrim dhune ndaj vëllait të vet.

Nga Komisariati i Policisë Durrës:

  • U arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;
  • U ndalua shtetasi në kërkim L. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga Sektori i Policisë Rrugore:

  • U arrestua shtetasi A. X., 56 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • U arrestua shtetasi T. Xh., 51 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.