Nëntë familje u bënë me shtëpi të re. Apartamentet e tyre të reja i përkasin pallateve në lagjen e re të Manzës.
Ishin pëfaqësues të këtyre 9 familjeve sot në ambientet e bashkisë Durrës, që u bënë pjesë e shorteut publik me objekt shpërndarjen e këtyre apartamenteve te këto familje që u janë prishur shtëpitë nga tërmeti.
Shorteu u zhvillua në prani të familjeve përfituese, komisionit të posaçëm dhe mediave.
Zona e re për zhvillim në Manzë është një lagje model urbane me 9 pallate, ku përveç apartamenteve të banimit ka edhe njësi shërbimi, kopësht, parkim dhe hapësira të gjelbra.





