Personi që u fotografua duke lëvizur nudo nëpër qytetin e Durrësit gjatë kësaj të hëne është shtetasi i identifikuar me inicialet R.L., 40 vjeç.

Ndonëse u kap duke fotografuar xhaminë në qytet, policia bën me dije se 40-vjeçari nuk është turist.

Ai është banor i Durrësit dhe sipas një njoftimi nga blutë e qarkut, “40 vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në rrugë, shërbimet e Policisë gjetën shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Durrës.

40 vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve.