Kryebashkiakja Emiriana Sako, ka njoftuar se Durrësi do të jetë një nga 10 ndalesat e turit italian me varka me vela, që zhvillohet në muajt qershor dhe korrik.

Sako, në rrjetet sociale shkruan se “Gara do të fillojë në Xhenovë dhe varkat me vela pjesëmarrëse do të ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë një ndalesë e këtij turi do të jetë Durrësi.”

Marina Militare Nastro Rosa Tour-Il giro dell Italia a Vela, organizohet nga Difesa Servizi S.p.A. në bashkëpunim me SSi Sports & Events, me mbështetjen e Federatës Italiane të Lundrimit dhe sponsorizohet nga CONI.

Postimi i plotë:

Në muajt qershor korrik do të zhvillohet turi i Italisë me varka me vela.

Gara do të fillojë në Xhenovë dhe varkat me vela pjesëmarrëse do të ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë një ndalesë e këtij turi do të jetë Durrësi.

Marina Militare Nastro Rosa Tour-Il giro dell Italia a Vela, organizohet nga Difesa Servizi S.p.A. në bashkëpunim me SSi Sports & Events, me mbështetjen e Federatës Italiane të Lundrimit dhe sponsorizohet nga CONI.

Gjatë vizitës zyrtare në Romë mora pjesë në takimin me përfaqësues të Marinës Ushtarake dhe Ministrisë së Mbrojtjes Italiane si dhe përfaqësues të bashkive ku do të jenë ndalesat e këtij turi. Në fjalën përshëndetëse i njoha pjesëmarrësit me vlerat e rralla të Durrësit si kryeqendra turistike e Shqipërisë.

Ky event sportiv shërben mjaft mirë për promovimin e turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë. Dhjetë etapa, për dhjetë ekipe që garojnë në kategoritë Offshore, Inshore dhe Boards. Këtë tur sportiv do të mirëpresim në Durrës në 6-9 korrik.