Mbrëmjen e së premtes në emisionin “Flasim Hapur”, të moderatorit Bledar Kurti, ishte i ftuar kandidati për rektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Andon Kume.

Kume shpalosi platformën e tij për zhvillimin e kampusit universitar, si dhe diskutoi hapat dhe metodat që duhen ndjekur për t`i vënë ato në zbatim.

“Universiteti i Durrësit është i ri, megjithatë ka kaluar disa faza të veta zhvillimi. Në fillim ishte çështja e rekrutimit të stafit akademik, pra ne kishim probleme për gjetjen e stafit akademik. Ne ia arritëm me sukses të kemi një staf të kualifikuar. Pas kësaj ishte çështja se ku do të qëndrojmë. Ne ia arritëm të gjejmë një pozicion shumë të mirë në Kënetë, për të ndërtuar kampusin universitar dhe pas kësaj kishim numrin e studentëve dhe me numrin e studentëve kemi qenë të sukseshëm. Tani është momenti që këto studentë të kenë kampusin e tyre.”, u shpreh ndër të tjera Kume.

Emisionin e plotë e gjeni në videon e mëposhtme: