Eventi “Albanian Bikers” ka mbledhur në qytetin e Shijakut mbi 1000 motoristë, nga rreth 14 vende të ndryshme të botës.

Gjatë paradës së mbi 1000 motoristëve, këta të fundit parashikojnë të përshkojnë itinerarin nga qendra e qytetit të Shijakut, për t’u drejtuar më pas drejt zonës së Shilores, Maminasit, autostradës, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit në Durrës dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Eventi u organizua për të tretin vit radhazi, ku këtë herë mikpritësi ishte Bashkia e Shijakut. Për herë të parë, pas dy viteve të organizuara në Durrës, kjo paradë zhvillohet në qytetin e vogël.

Pas paradës së motorëve, eventi do të vazhdojë me një koncert rock n’ roll, me këngëtarë të ftuar si Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët do të rimbledhin të gjithë motociklistët në një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.