Pas bojkotit një javor të paralajmëruar nga Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, i cili nisi ditën e sotme, ka ardhur reagimi i parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.

Me anë të një deklarate për shtyp, Gjykata ka sqaruar se vendimi për të lënë palët ndërgjyqëse në ambientet e hollit të godinës ka ardhur si pasojë mos mjaftueshmërisë së ambienteve ekzistuese në gjykatë për të përballuar shtimin e organikës me gjyqtarë dhe nëpunës të administratës gjyqësore.

“Theksojmë se kjo masë është marrë nga Gjykata e diktuar objektivisht nga kushtet dhe në asnjë rast si masë që cënon aksesin në Gjykatë”,- thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, Gjykata lajmëron se do të zhvillojë këto ditë një takim me përfaqësues të Dhomës vendore të Avokatisë për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje optimale për të gjitha palët.    

Dhoma e Avokatisë Durrës doli sot në një konference per shtyp per mediat, per te sqaruar arsyet e bojkotit nje javor nga ana e tyre.