UK Rajoni Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mund të ketë çrregullime në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit. Për shkak të një defekti që është shkaktuar në Fushë Kuqe gjatë punimeve të një firme private, në tubacionin kryesor GRP 700 mm, stacioni i pompave në Fushë Milot është fikur deri në riparimin e defektit.

UK Rajoni Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.