Mbi 10 mijë produkte industriale në një vend të vetëm, në supermarketin Baumarket KK Dani, në Gjirin e Lalzit.

Mes gamës së shumëllojshme të veglave të punës më inovatore të tregut gjerman, pajisjeve elektrike, elektroshtëpiakeve dhe hidrosanitareve, abazhurëve të larmishëm, kondicionerëve dhe ventilatorëve, robotëve inteligjentë për kopshtet e vilave etj, përzgjedhja juaj do të jetë mjaft cilësore dhe e garantuar plotësisht.

Administratori i këtij supermarketi industrial, Klodjan Kërtusha, gjatë një bashkëbisedimi me ne na shpjegon në detaje gjithçka duhet të dini për produktet më të reja të hedhura në treg.

“Ne kemi mbi 10 mijë produkte që tregtojmë këtu. Këtu gjeni robotin inovator për kositjen e barit në vila e resorte, kemi gjithë gamën e produkteve të kopshtarisë (korrëset, krasitëset, prerëset e ligustrave), produktet elektroshtëpiake (frigoriferë, freskueset, sistemin e kondicionimit), pra të gjitha produkte që janë për sezonin veror. Kemi dhe të gjithë gamën e sistemit të vaditjes, një nga sistemet më të mira amerikane.”

Por jo vetëm kaq. Së shpejti në Baumarket KK Dani do të gjeni gjithçka ju nevojitet për pishinat e vilave tuaja.

“Baumarket KK Dani është në proces zgjerimi, sepse pikërisht këto ku jemi ulur janë produkte për kopshtet dhe ballkonet e vilave, por shumë shpejt do të vijnë dhe pjesët e pishinave për vilat dhe apartamentet”.

Raporti mjaft i mirë i krijuar falë përkushtimit dhe shërbimit cilësor ndaj klientelës është kthyer në armën më të fortë të këtij supermarketi industrial, lider i padiskutueshëm në treg. Krahas cilësisë dhe garancisë së produktit, klientët përfitojnë edhe një larmishmëri ofertash.  

“Do të përqendrohemi në oferta javore, në produktet sezonale. Ofertat do të shfaqen në rrjete sociale dhe produkti do të tregtohet me një çmim deri në 50% skonto. Çdo fund muaji do të përzgjedhim në mënyrë automatike nga sistemi klientët më të mirë dhe atyre do t’u jepet një dhuratë surprizë nga ana jonë”,– thotë Kërtusha.

Për të evituar sorrollatjet e panevojshme dhe humbjen e kohës në kërkim të asaj për të cilën keni nevojë, zgjedhja juaj duhet të jetë një e vetme; supermarketi industrial Baumarket KK Dani në Gjirin e Lalzit.

“Çdo lloj produkti, çdo lloj materiali që i nevojitet një shtëpie, duke nisur nga gjërat më të imëta e më të vogla e deri tek produktet në përmasa të mëdha, kushdo mund t’i gjejë këtu tek ne. Të gjitha lëshohen me çertifikatë garancie, të cilat variojnë sipas produktit nga 1 deri në 5 vjet. Edhe pjesa e suportit teknik, transportit dhe mirëmbajtjes ofrohet nga ne”,– rrëfen Kërtusha.

M.B.