Qetësi absolute në fshatin e varkave me vela që është ngritur në shëtitoren “Taulantia”.

Pritej që 30 varkat me vela pjesëmarrëse në turin “I’ll giro d’Italia a vela” të mbërrinin mëngjesin e sotëm, por për shkak të mungesës së erës në det të hapur mbërritja e tyre është shtyrë për pasditen e sotme.

Në ceremoninë mikpritëse që do të organizohet në shëtitoren buzë detit, i pranishëm pritet të jetë kryeministri Edi Rama.

Qyteti port është një nga 10 ndalesat e turit italian të varkave me vela, ku garojnë 30 mjete lundruese në 3 disiplina të ndryshme Offshore, Inshore dhe Boards. Këtë vit shënohet edicioni i katërt i këtij eventi.

Ky event sportiv do të shërbejë për promovimin e turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë.