Pak minuta më parë, ka mbërritur në Durrës varka e parë e madhe me vela, pjesë e turit “I’ll giro d’Italia a vela”.

“Capelrosso”, nisur më datë 5 nga provinca e Catanzaros, është ankoruar në portin e peshkimit, aty ku pritet të bregëzohen edhe varkat e tjera të mëdha, dhe ku do t’i vizitojë kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kujtojmë se Durrësi është një nga 10 ndalesat e turit italian të varkave me vela, ku garojnë 30 mjete lundruese në 3 disiplina të ndryshme Offshore, Inshore dhe Boards. Këtë vit shënohet edicioni i katërt i këtij eventi.