“I’ll giro d’Italia a vela” është “shprehje e lidhjes së fortë midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende me një bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha”.

Kështu e cilëson kryebashkiakja Emiriana Sako ndalesën e varkave me vela në Durrës, me këtë të fundit që bëhet ndalesa e vetme jashtë Italisë në “Marina Militare Nastro Rosa Tour 2024”.

Sako thotë se “xhiroja e Italisë në vela është një mundësi tjetër për promovimin ndërkombëtar të qytetit tonë me bregun e tij të mrekullueshëm, trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme, bukuritë natyrore, kulinarinë, mikpritjen dhe cilësinë e lartë të akomodimit ku tashmë janë disa brande mjaft të njohura botërore që operojnë në qytetin tonë.

Postimi i plotë:

⛵️ Varkat pjesëmarrëse në xhiron e Italisë në varka me vela, Marina Militare Nastro Rosa Tour 2024, mbërritën në Durrës, e vetmja ndalesë që ato kanë bërë jashtë Italisë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast bashkë Senatoren italiane dhe zv.Ministre e Mbrojtjes, Isabella Rauti, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Zëvendëskapitenin e Shtabit të Përgjithshëm të Marinës Militare, Admiral Giuseppe Berutti Bergotto dhe Presidenti i Difesa Servizi SpA, Gioacchino Alfano, personalitete të dy vendeve, sportistët pjesëmarrës në garë dhe qytetarë të Durrësit.

Etapa ndërkombëtare shqiptare, e emërtuar 📍 “Etapa e Vendit të Shqiponjave”, 🦅 është shprehje e lidhjes së fortë midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende me një bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha.

Xhiroja e Italisë 🇮🇹 në vela është një mundësi tjetër për promovimin ndërkombëtar të qytetit tonë me bregun e tij të mrekullueshëm, trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme, bukuritë natyrore, kulinarinë, mikpritjen dhe cilësinë e lartë të akomodimit ku tashmë janë disa brande mjaft të njohura botërore që operojnë në qytetin tonë.