Nën moton e protestës së 11 korrikut, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe drejtues lokal të PD-së, kanë zhvilluar ditën e sotme takime në disa zona të qytetit të Durrësit.

Gjatë takimeve të ndryshme me qytetarët, Noka u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik, ora 20:00.

Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga regimi autokrat i Ramës. Ai ka privatizuar, ka vjedhur portin e Durrësit, duke u marrë pronën qytetarëve“, ka deklaruara Noka ndërsa shpërndante fletëpalosje në zonën e Durrësit.

Ai i ka bërë thirrje çdo demokrati të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar “në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve në qeveri.”