Është ankoruar në portin e Durrësit jahti “Podium”.
I cilësuar si “një ndër jahtet më të bukur dhe elegantë krijuar vitet e fundit”, “Podium” mbërriti në portin më të madh në vend pasditen e kësaj të marte.
Jahti luksoz, që me gjithë madhështinë dhe sofistikimin e tij, mbart një vlerë prej rreth 120 milion dollarë, është në pronësi të miliarderit amerikan Roger Penske, një figurë e shquar në industrinë e automobilave dhe garave.
Ai mund të strehojë deri në 12 të ftuar , duke garantuar një udhëtim intim dhe ekskluziv.