Temperaturat përvëluese të kësaj fundjave i kanë mbushur plazhet e Durrësit plot me pushues.

Përveç pushuesve shqiptar, të shumtë janë edhe turistët e huaj të cilët kanë përzgjedhur bregdetin e Durrësit si destinacionin e tyre turistik këtë sezon veror.

Duhet theksuar se bregdeti i Durrësit deri tani ka një performancë të mirë turistike.