Një pushues nga Kosova është përballur me një ngjarje të pakëndshme ditën e djeshme, ndërsa ndodhet në plazhin e Durrësit.
Një grua e re në moshë, e shoqëruar nga një fëmijë, i ka vjedhur karrocën e fëmijës.
Siç duket nga pamjet e kamerës së sigurisë, gruaja qëndron për pak çaste para shtëpisë, vëzhgon rreth e qark, dhe në momentin kur nuk ka njerëz rrotull, futet në oborrin e shtëpisë, merr karrocën dhe largohet e qetë.
“Më kthe karrocën e fëmijës para se të të denoncoj në polici!”,- është thirrja që i bën pushuesi nga Kosova gruas hajdute.





