Kreshnik Bajraktari është drejtori i ri i portit të Durrësit.
Ai zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Pirro Vengu.
Ky i fundit, nga kjo e martë do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.
Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.
Emërimi i tij u bë ditën kur u hap gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.