Projekti i parkimeve me pagesë vijon të ngjallë debate dhe reagime më shumë se një muaj nga miratimi i tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit të datës 25 qershor të këtij viti.

Një prej këshilltarëve të opozitës, Jonuz Myshketa, ka bërë me dije këtë të martë, se ai, së bashku me 3 këshilltarë të tjerë, respektivisht Sami Osmanin, Blerina Reçin dhe Samet Vatën, kanë depozituar pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, një Kërkesë Padi kundër vendimit nr.26 të Këshillit Bashkiak.

“Bërë pa transparencën e duhur për qytetarët dhe në vazhdën e kërkesës sonë drejtuar Prefektit të Qarkut Durrës për mospranimin e aktit normativ, kërkesë e cila u refezua.

Kemi parashtruar të gjitha argumentat ligjor përse ky akt është kundër interesave të qytetit pasi është I nxituar, pa gjetjen e alternativave shteruese për qytetarët përpara se të shkohet në një nisëm të tillë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e bërë nga Jonuz Myshketa.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq e qytetar durrsak!

Siç paraqitet dhe në foton më poshtë, siç patëm kundërshtuar dhe gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak duke parashtruar argumentet tona se përse projekti I parkingjeve me pagesë është I nxituar.

Bërë pa transparencën e duhur për qytetarët dhe në vazhdën e kërkesës sonë drejtuar Prefektit të Qarkut Durrës për mospranimin e aktit normativ, kërkesë e cila I refezua.

Ne të bindur në të drjetën tonë, në shërbim të qytetarëve durrsak, kemi ushtruar tagrin ligjor duke depozituar sot pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kërkesë Padinë për anullimin e aktit normativ nënligjor në lidhje me sa më sipër cituar.

Retorika jonë politike shkon në koherencë të plotë me aksionet tona pasi besojmë fort që jemi në kahun e duhur dhe në mbrotje të interesave të qytetarëve durrsak.

Kemi parashtruar të gjitha argumentat ligjor përse ky akt është kundër interesave të qytetit pasi është I nxituar, pa gjetjen e alternativave shteruese për qytetarët përpara se të shkohet në një nisëm të tillë.

Duke shpresuar në një gjykim të drejtë nga ana e Gjykatës Ju bëj me dije se jemi, e do mbetemi përherë në shërbim të Durrësit dhe banorëve të tij përballë çdo abuzimi me të drejtat e Tij dhe të tyre.