Një autobot është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, pranë një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës.
Ndërhyrja e shpejtë e 5 mjeteve zjarrfikëse në vendngjarje ka evituar shpërthimin e autobotit të mbushur me karburant.
Mësohet se si pasojë e flakëve ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit, I cili është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes,





