Zjarri që shpërtheu në lagjen Bojë të Krujës është riaktivizuar pas një periudhe të shkurtër qetësie.
Pas fikjes së zjarrit në mëngjesin e sotëm, flakët janë ringjallur sërish pasditen e sotme. Dyshohet se zjarri është rivënë nga persona të paidentifikuar.
Gjatë ditës së djeshme, ekipet e emergjencave dhe zjarrfikësit kanë shuar rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme në zonë. Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile, të cilët po punojnë për të lokalizuar dhe shuar flakët.
Fatmirësisht, zjarri ka mbërritur në një zonë ku është e mundur ndërhyrja me mjete të posaçme, gjë që ndihmon në kontrollin dhe eliminimin e flakëve.