Urdhri i Mjekut nuk është dakord me ndryshimet ligjore ndërmarrë nga qeveria përmes aktit normativ. Sipas tij ato bien ndesh me rolin, misionin dhe funksionimin e Urdhrit të Mjekut.
Përmes një deklarate për mediat, ky institucion kërkon rishikimin e aktit normativ dhe përfaqësues të tyre të jenë pjesë e konsultimeve. Urdhri i Mjekut thotë se para botimit në fletoren zyrtare nuk ka ditur asnjë detaj mbi ndryshimet në ligj.
Ndryshimet ligjore, sipas Urdhrit të Mjekut, e kthejnë këtë institucion nga edukues në ndëshkues dhe nga ent publik jo buxhetor i pavarur, profesional, kthehet në një shtojcë apo departament të ministrisë së Shëndetësisë.
Urdhri i Mjekut thotë se me ndryshimet ligjore të ndërmarra i humbet pavarësia dhe nuk ka asnjë element të vetërregullimit apo të vetëqeverisjes profesionale.