Zjarri në zonën e Krastës ka shkrumbuar më shumë se 70 hektarë pyje me pisha dhe bimësi.

Forcat zjarrfikëse arritën të shuanin ditën e djeshme disa vatra, por gjatës pasdites zjarri është riaktivizuar përsëri. Pas disa orëve ndërhyrje u bë e mundur edhe izolimi.

Për të paktën tre ditë në këtë zonë janë mobilizuar forca zjarrfikëse, punonjës të bashkisë së Krujës, nga shërbimi pyjor dhe punonjës të zonave të mbrojtura për të neutralizuar zjarrin.

Sipas shefit zjarrfikës, Altin Shullazi dyshohet se zjarri është i qëllimshëm ndërsa ka theksuar se forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri për çdo rast.