Fluksi i lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës është rritur ndjeshëm teksa emigrantë shqiptarët kthehen në vendlindje për festën e 15 gushtit.

Që nga mëngjesi janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe drejtuesit e mjeteve presin të kryhen kontrollet për të vazhduar udhëtimin.

Kalimet e automjeteve kanë kaluar shifrën 2000 nga mesnata deri në dhjetë të mëngjesit.

Dje, e premte, janë regjistruar mbi 4300 kalime drejt Shqipërisë, ndërsa të enjten 3650.

Pritet që edhe pas datës 15 gusht të përsëriten pamje të ngjashme, kësaj herë me radhë të gjata në drejtim të kundërt, teksa këta udhëtarë kthehen në Greqi.