Policia Rrugore ka bërë bilancin javor ndërsa njoftoi se 61 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 168 leje drejtimi automjetesh janë pezulluar.
Policia njoftoi se në të gjithë vendin janë vënë 24 729 masa administrative, nga këto:
– 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
– 3 332 për parakalime të gabuara;
– 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 219 për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
– 9 234 për parkim të gabuar;
– 1 213 për shkelje të tjera.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale. Gjithashtu, drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.