Lorenc Kosta është 45-vjeçari që ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë.
Ky i fundit është drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike.
Dyshohet se shkak për plagosjen e sotme ka qenë xhelozia, pasi zyrtari i ERE-së i ka ngacmuar partneren ish-komandantit të ‘Shqiponjave’ Erjon Goxhara.
I plagosuri ndodhet ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.
Ndërkohë që autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.