Breshëri në Maliq ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të prodhimit të fermerëve.
Dëmet më të mëdha u konstatuan në fshatin Bregas, kryesisht vreshta perime, dru frutorë dhe misër.
I gjithë prodhimi i tyre është rrezuar për tokë vetëm nga 30 minuta breshër.
Gjithashtu ata i bëjnë apel shtetit të vlerësojë dëmet dhe të nis kompensimin e dëmeve.
Ende nuk ka një bilanc të dëmit të shkaktuar nga breshëri.
Specialistet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe bashkisë së Maliqit kanë nisur verifikimin në fshatrat e prekur.