Kryebashkiakja Emiriana Sako ka bërë me dije se Poliklinika e Specialiteteve në Durrës, është gati të hapë dyert.

Sako shkruan në rrjete sociale se Poliklinika e Specialiteteve me pajisje të teknologjisë së fundit, do të ofrojë shërbime shëndetësore për rreth 290 mijë banorë të qarkut të Durrësit.

Postimi i plotë:

Gati të hapë dyert Poliklinika e Specialiteteve në Durrës 🏥

E rilindur dhe me pajisje të teknologjisë së fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbime shëndetësore për rreth 290 mijë banorë të qarkut të Durrësit. 🏥

✅ Me ambiente pritjeje të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë më të fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike.